Eshtë mbyllur me rezultat 4-3 për Lyonin, ndeshja me çekët e Sparta Prague. Skuadra franceze arriti fitoren për xhiron e tretë të fazës së grupit A të Ligës së Evropës. Në skuadrën e Lyon është edhe Xherdan Shaqiri, shqiptari me pasaportë zvicerane. Gjatë ndeshjes tifozët çekë provokuan shqiptarin në stadiumin “Generali Ceska pojistovna Arena”, pasi shfaqën flamurë me mbishkrime “Kosovo is Serbia”.