Gazetarja dhe aktivistja Rezarta Çaushaj ka zbardhur në emisionin “Zona Zero” se si njeriu më i pasur në Shqipëri, Samir Mane ka ndërtuar pistën e helikopterëve me lekët e shqiptarëve.
“Samir Mane ka ndërtuar në resortin e tij “Green Cost” një pistë helikopterash dhe një komisariat policie me taksat e shqiptarëve”, sqaron gazetarja dhe aktivistja.
Kjo nuk është hera e parë që ka akuza mbi restorin luksoz të Samir Manes “Green Coast”.
Rruga e Palasës në bregdetin e Jugut në Shqipëri që kishte nisur në vitin 2015 për të lidhur këtë zonë me zonat e tjera turistike, tashmë nuk ekziston më, ndonëse ishte përfunduar.
Sipas medieve,ky është një dëm prej miliona eurosh që i shkaktohet shtetit shqiptar nga prishja e rrugës për shkak të shkeljes së kontratës nga firma ndërtuese vetëm e vetëm që, Samir Mane të kishte një rrugë sa më të shkurtër dhe që kalonte nga plazhi për të vajtur tek resorti i tij turistik.
Cfarë është Green Coast dhe si u ndërtua?
Sipas portalit Porta Vendore, dokumentet dëshmojnë për një transaksion komunikimesh, mes grupeve me interesa të ndryshme, që dakortësohen “lehtësisht”, në dëm të pronës publike.
Kjo është historia e shkatërrimit të pasurisë së përbashkët, sipas një modeli të njohur, i zbatuar kryesisht në vitet e fundit, prej mungesës së monitorimit, mungesës së kontrollit dhe mosinspektimit institucional.
Investitori i Green Coast është Blafin Group që drejtohet nga Samir Mane.
Aty përfshihen dhe dy prej qendrave më të mëdha tregtare, QTU dhe TEG, si dhe Neptun e biznese të tjera në pronësi të tij.
Në 2014-n, Këshilli i Kombëtar i Territorit (KKT) i dha kompanisë “Green Cost”, të drejtën për të ndërtuar, mbi 500 rezidenca private në Palasë, fillimisht, në një sipërfaqe totale prej 18 ha, si dhe të drejtën e përdorimit, për njëzet vjet, të brigjeve në Plazhin e Dhralesë.
Rreth 150 m2 shkurrishte mesdhetare, pjesë e zonës së mbrojtur, ishin gërryer deri në shkëmb. Pati një kallëzim në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Vlorës dhe njoftoi kompaninë “Green Coast” për dëmin e shkaktuar, por kompania e mohoi përfshirjen.