Një ngjarje tragjike është regjistruar në qytetin bregdetar të Sarandës, mësohet se një i mitur 5 vjeçar ka vdekur pas infektimit me Covid-19.
Bëhet me dije se i mituri kishte 8 ditë që ishte i shtruar në spitalin e qytetit ku dhe ka marrë mjekimin e specializuar, por në momentin që gjendja e tij është përkeqësuar, i mituri është dërguar me helikopter në Tiranë.
Pas betejës me virusin, vogëlushi ka ndërruar jetë sot, dhe lajmi është konfirmuar nga stafi spitalor.