Një incident i paprecedent është regjistruar në Dukas të Patosit. Një shtetas me incialet K. H., 38 vjeç, është konfliktuar me mjeken e qendrës shëndetësore të kësaj zone. Pas sherrit, 38-vjeçari ka thyer xhamin e derës kryesore të spitalit.
Policia:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasi K. H., 38 vjeç, banues në Patos, pasi për motive të dobëta, është konfliktuar me shtetasen F. M., 37 vjeçe, (me detyrë mjeke pranë qëndrës shendetësore Dukas, Patos) dhe ka thyer xhamin e derës së qëndrës shëndetësore Dukas. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.