Virusi Covid 19 ka gjetur vend në burgun e drenovës në qytetin e Korccës. Burime për “Fax Neës” citojnë se gjatë ditës së djeshme, një nga të burgosurit e këtij burgu, është nisur me urgjencë drejt Tiranës, pasi ka qenë në gjendje të rëndë shëndetsësore për shkak të infektimit.
I dënuari me iniciale E.D. prej disa ditësh ka qenë i prekur nga virusi por gjendja e tij është rënduar mbrëmjen e djeshme. Mësohet se në godinën B ku ndodhej I dënuari I infektuar kanë qenë edhe të dënuar të tjerë, të cilët pas kryerjes së tamponit, kanë rezultuar pozitivë.