Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë. Një shtetas 27-vjeç është prangosur pasi ushtroi dhunë ndaj vajzës së tij të vogël derisa ajo ka përfunduar në spital. Autori I dhunës, i identifikuar me inicialet R.K u kap pas ngjarjes, teksa vajza e vogël ndodhet në spital.
Policia:
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. K, 27 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij së mitur, e cila ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore