Tetë persona janë arrestuar në Londër pas një operacioni anti drogë. Mes tyre ishte dhe një shef kuzhine shqiptar i cili dyshohet se importonte sasi të mëdha kokaine.
Detektivët e Met Specialist Crime Command dhe National Crime Agency , raporton Top Channel, duke iu referuar komunikatës për mediat arrestuan – Ermal Shtrezi – 39 vjeç, banues Lyndhurst Road, N22.
Ndaj Shtrezit me origjinë nga Maqellara e Dibrës me profesion shef kuzhine, u ngritën akuzat për konspiracion në importin e drogës të klasit A dhe posedim të sendeve të përfituara nga krimi.