Gjatë ditës së sotme Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për fatin e Rajmond Kunoraj, 27-vjeçarit që dhunoi dhe kafshoi vajzën e tij 6 vjecare.
Kujtojmë se pak ditë më parë, 27-vjeçari e kishte dhunuar në mënyrë të rëndë të miturën deri sa ajo përfundoi në spital nga plagët e marra.
Pas ekspertizës mjeko-ligjore u zbulua se e mitura kishte plagë në organet gjenitale dhe u mësua se ai e kishte rrahur disa herë me thupër.
Ndërkohë 27 vjecari e ka mohuar kategorikisht se ka abuzuar me të miturën seksualisht, ndërkohë që ka pohuar dhunën fizike të ushtruar ndaj saj.