Një automjet i cili vinte nga Shqipëria thyen traun e doganës greke të Qafe-Botës. Personi nuk i është bindur policëve për kontroll, ka shtuar shpejtësinë duke thyer traun dhe më pas është futur në tokën greke.
6 makina të policisë greke janë vënë në ndjekje të automjetit për rreth 30 km.
Në tentativë për t’u larguar, drejtuesi shqiptar, ka përplasur një nga mjetet e policisë, por fatmirësisht pa lënduar njeri. Drejtuesi është shoqëruar në policinë e Igumenicës, ndërsa mjeti po i nënshtrohet një kontrolli të imtësishëm.