Vjedhjet nuk kanë fund, teksa një ngjarje e çuditshme është regjistruar në qytetin australian Geelong. Në mes të natës në këtë vend është vjedhur një pishinë 7-metërshe e cila kushton 14.000 mijë dollarë australianë. E gjithë vjedhja është filmuar nga kamerat e sigurisë, ndërsa procesi i vjedhjes zgjati vetëm pak minuta.
Pishina ishte e bërë nga fibër xhami që u vodh nga një punishte, Siç shihet në video, pishina grabitet nga disa persona të cilët emarrin në kamionin me një vinç të montuar. Mbetet e çuditshme fakti se si një pishinë kaq gjigante të vidhet lehtësisht, ndërsa policia po kërkon nede për grabitësit.