Para pak ditësh u regjistrua një ngjarje e shëmtuar, ku një shtetas 27-vjeçar abuzoi dhunshëm me vajzën e tij 6-vjeçare. Pas konstatimit të rastit dhe dërgimit të vogëlushes në spital për mjekim, u deklarua se e e mitura kishte mushkëritë e plasaritura, dhe çarje në zorrë dhe se mjekët i kishin thënë se gjendja është kritike.
Por një lajm i mirë vjen ditën e sotme. Bëhet me dije se vajza e dhunuar nga i ati, në zonëne e Kamzës, ka dalë nga reanimacioni dhe ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Ndërkohë pranë vogëlushes janë dy punonjëse të mbrojtjes së fëmijëve nga Drejtoria e Shërbimit Social.