Me kë foli Vuçiç?
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, mbajti një fjalim “mjaft të dukshëm” në Glasgoë në samitin global për Ndryshimet Klimatike, ose të paktën ashtu raportuan shumica e mediave në Serbi.
Ndryshe qëndron puna në një regjistrim, të cilin e transmetoi vetë Radio Televizioni i Serbisë, ku në sallë gjatë fjalimit të Vuçiçit ishin vetëm disa persona.
Karriget ishin kryesisht bosh.
Fjalimi i presidentit serb rezononte në ajër, por jo edhe në veshë të ndokujt.