KIna po i paraprijnë shpërthimeve të reja të rasteve nga Covid, teksa u ka bërë thirrje familjeve dhe qeverive lokale të të krijojnë rezerva ushqimore për muajt e dimrit pasi vendi mund të rivendosë kufizime të rrepta për frenimin e Covid-19.
Përmes një deklarate për shtyp, ministria Kineze e Tregtisë, është shprehur se direktivat janë një përpjekje e qeverisë për të përgatitur banorët për çdo karantinë apo izolim nëse ndodhin raste Covid.
Sipas The New York Times, Kina ka zbatuar një politikë “zero Covid” që përfshin testime të përhapura dhe bllokime për të frenuar çdo ringjallje të vogël të koronavirusit. Vendi po lufton me disa vatra.