Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin Lushnjë-Rrogozhinë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të Plugut, ku një mjet ka aksidentuar një 70-vjeçar, shtetasin M.F. banues në Dushk.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit.