Kastriot Dervishi përmes një postimi në Facebook ka shpërndarë një foto nga një libër i vjetër ku shkruhet “150 dele kanë bërë dy qingja”. Ai ironizon deklaratën e ministres së bujqësisë e cila tha se do hapet një Akademi për Çobanët.
“Në ndihmë të shokëve që do mbarështrojnë Akademinë e Çobanëve. Në shtypin tonë popullor gjenden plot artikuj e tema kushtuar bagëtive. Një lajm i gëzuar jepej në gazetën “Zëri i Popullit”, datë 19.1.1961, se në Maliq, 150 dele solidare, falë politikave të duhura të partisë e udhëheqjes së saj, kishin bërë nga dy qengja”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.