Kapet në flagrancë me 83 emigrantë të paligjshëm, zbulohet shuma marramendëse që do përfitonte i riu nga Korça

Kapet në flagrancë me 83 emigrantë të…

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës pasi u kap duke transportuar 83 emigrantë të paligjshëm.

I riu, i identifikuar me inicialet O. A., banues në fshatin Pirg, Maliq, është kapur nga shërbimet e policisë, në dalje të qytetit të Pogradecit, me mjetin kamion tip trailer. Ai do të përfitonte 1150 euro prej secilit pasi iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit