Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Çernen, Maqellarë të Dibrës. Një fëmijë i mitur rreth 11-vjeç me iniciale A.H ka ndërruar jetë. Mësohet se i mituri ka qenë duke luajtur, teksa më pas ka rënë në tokë pa ndjenja duke humbur jetën. Sipas grupit hetimor, vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Policia:
Gjithashtu janë referuar materialet procedurale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, pasi një shtetas i mitur, duke luajtur pranë banesës së tij është rrëzuar në tokë dhe për pasojë ka humbur jetën. Nga veprimet e kryera nga grupi hetimor ka rezultuar se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.