Në 12 orë Bulqiza u godit nga 5 tërmete, nënprefekti: Banorët nuk do të futen në pallatin që rrezikon shembje

Në 12 orë Bulqiza u godit nga…

Nënprefekti i Bulqizës, Avni Muliu tha se nuk janë raportuar dëme nga lëkundjet e një dite më parë, teksa u shpreh se i është kërkuar Bashkisë Bulqizë të mos lejojë rikthimin e banorëve në pallatin që rrezikon shembjen.

Në 12 orë, qyteti i Bulqizës është goditur nga 5 tërmete. Banorët ndihen ende në ankth, pas lëkundjeve të tërmetit orës 16 e 8 minuta pasditen e djeshme. Ky pallat ku jetojnë rreth 40 banorë është dëmtuar që prej tërmetit të 2019 dhe lëkundjet e tanishme e bëjnë të rrezikshëm për banorët.

Avni Muliu

Tërmeti dje rreth orës katër pasdite ka qenë shumë i fuqishëm pasi banorët filluan të dalin jashtë pasi lëkundja ishte e fortë. Ka një muaj e gjysmë që vazhdojnë lëkundjet herë pas here.
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit