Robin Aitken ish-gazetari i BBC shprehet se lajmet botërore dominohen nga agjenda liberale, ndërsa thekson se duket qartë në qëndrimin ndaj Donald Trump.
Në një intervistë për RT, ish-gazetari i BBC-së deklaroi se konsumatorët e medias në Perëndim nuk marrin gjithmonë një pamje të drejtë të asaj që po ndodh në mbarë botën.
Aikten:
Ju keni një kulturë mediatike në Britani, por kjo shtrihet edhe në vendet e tjera perëndimore, ku ka një pamje të pranueshme të ngjarjeve botërore, e cila dominohet nga mediat liberale.
Gazetari pohoi se kjo ishte shumë e qartë kur bëhej fjalë për ish-presidentin amerikan Donald Trump.