Në qendër të Beogradit, përveç muralit të Ratko Mlladiq u shfaqën edhe dy murale të tjera: ai i komandantit çetnik të Luftës së Dytë Botërore, Drazha Mihajlloviq, dhe i dukës serb të Luftës së Parë Botërore, Zhivojin Mishiq.
Figura e Mihajlloviqit është vizatuar në murin anësor të së njëjtës ndërtesë banimi, ku, tash e katër muaj, ndodhet murali i Mlladiqit.
Pranë portretit të Mihajlloviqit janë shkruar edhe vargjet e këngës çetnike “Të gjithë janë roje”.
Figura e Mishiqit, ndërkaq, është vizatuar në një ndërtesë tjetër përballë.
Bashkë me të është pikturuar edhe flamuri i Serbisë.
Qëkur autorë të panjohur kanë pikturuar muralin e Mlladiqit, katër muaj më parë, qytetarët disa herë kanë hedhur ngjyrë mbi të, por murali vazhdimisht është kthyer në gjendjen origjinale, brenda pak orësh.