Ministrja për Fëmijët dhe Rininë, Bora Muzhaqi i është shmangur sot pyetjeve të gazetarëve lidhur me ngjarjen e rëndë ku mbeti i vdekur engjëlli Mateo Vasiu. Gazetarët këmbëngulën dhe kërkuan vetëm dy minuta kohë prej ministres së Rilindjes, por ajo ka refuzuar të përgjigjet me argumentin se nuk kohë dhe se është vonë për një takim tjetër.
Pjesë nga biseda
Gazetarja: Donim t’ju bënim disa pyetje mbi abuzimet
Bora Muzhaqi: Jam shumë vonë më duhet të lëviz
Gazetarja: Mund të përgjigjeni se dy minuta ju marrim. Kjo është përgjigjia juaj? Drejtoni një institucion…
Bora Muzhaqi: Institucioni im nëse do të kishit lexuar VKM-në që tregon përgjegjësitë e mia, do e kishit kuptuar përgjigjen time.
Gazetarja: (Nuk kuptohet mirë)
Bora Muzhaqi: Mirupafshim