Lulzim Basha akuzon liderin historik të PD Sali Berisha se ka shndërruar ‘Foltoren’ në një strehë ku pjesëmarrës ka dhe pjesëtarë të krimit të organizuar.
“Ne nuk e dimë dhe nuk do ta marrim vesh se çfarë ka kasaforta, por ne dimë se faktorë të interesuar në përçarjen e Partisë Demokratike nuk e kanë humbur shansin, nuk e kanë humbur shansin faktorët e krimit të organizuar, Suel Çelët, Aqif Rakipët, Tom Doshët, njerëz që me 25 prill kanë qenë, jo për herë të parë por gjatë gjithë kësaj dekade, nën flamurin e Edi Ramës përballë demokratëve”, tha Basha për ABC.