Vrasja e 8 vjeçarit në Fier i tronditi të gjithë, por njëkohësisht ka ngritur një debat të madh mbi dënimin me vdekje.
Familjarët e 8 vjeçarit kanë nisur një peticion për të rikthyer këtë ligj, të cilin Shqipëria e ka hequr pas rënies së diktaturës komuniste.
Të afërmit e vogëlushit janë mbledhur në qendër të Fierit ku kërkojnë nga qytetarët që të firmosin peticionin e tyre. Mësohet se deri më tani janë mblidhur 3000 firma nga qytetarët për dënimin kapital të Çalamanit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur të martën në fshatin Grecalli të Fierit, ku 38-vjeçari pasi e goditi me kazmë e ka groposur të miturin Mateo Vasiu në oborrin e banesës së tij.