12-vjeçari me motor bën aksident, transportohet me urgjencë në spital

12-vjeçari me motor bën aksident, transportohet me…

Një 12-vjeccar i cili po udhëtonte me motor ka mbetur i plagosur pasi është përplasu me një mjet tjetër i cili drejtohej nga një 27-vjeçar. Sipas njoftimit të bërë nga policia, aksidenti ka nodhur në fshatin Xarë. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit, njëri prej 12 vjeç. I mituri raportohet të jetë në gjendje më të rëndë dhe po merr trajtim në spitalin e Sarandës.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 07:45, në fshatin Xarë, Bashkia Konispol, janë përfshirë në një aksident rrugor dy motomjete që drejtoheshin nga shtetasi A.B.,27 vjeç dhe nga një i mitur 12 vjeçar me iniciale A.B. Si pasojë e përplasjes, i mituri 12 vjeçar ka marrë dëmtime të rënda dhe ndodhet në spitalin e Sarandës, ndërsa shtetasi A.B.,27 vjeç, është dëmtuar lehtë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit