Në Bullgari është bkonfirmuar presidenti i vendit, teksa në procesin e Integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, pritet të mbahet i njëjti qëndrim nga shteti. Sipas një deklarate të presidentit të rikonfirmuar në detyrë Rumen Radev, Bullgaria do të vazhdojë të mbajë qëndrim mohues sa i takon procesit.
Rumen Radev
Qeveria e re nuk duhet të bëjë lëshime nga pozitat nacionale posaçërisht kur bëhet fjalë identiteti dhe historia bullgare dhe të drejtat e bashkatdhetarëve tanë prapa kufirit.
Ndërkohë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, përmes një shkrimi në “Facebook”, bëri të ditur se në bisedën telefonike me Radevin janë dakorduar që të vazhdojnë dialogun mes dy vendeve për gjetjen e një zgjidhje të përbashkët evropiane.
Zoran Zaev
Ramë dakord që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të vazhdojnë nëpërmjet dialogut dhe kuptimit të ndërsjellë të gjejnë zgjidhje në emër të ardhmërisë së përbashkët evropiane.