U zbulua në dhjetor të vitit 2020/ Variantet e fundit të Covid, identike me llojin Delta

U zbulua në dhjetor të vitit 2020/…

Varianti Delta i Covid i cili u zbulua për herë të parë në Indi në dhjetor të vitit 2020, po përhapet me shpejtësi teksa evolucioni dikur i shpejtë i virusit është zëvendësuar nga një gjendje qetësie.

Edhe pse variantet e reja vazhdojnë të shfaqen, siç është AY. 4.2 ose varianti Delta plus në Angli, shkenctarët vlerësojnë se ato janë pothuajse identike me llojin Delta.

Pas kërcimeve fillestare dramatike në sekuencën e tij gjenetike, që shkaktuan fillimin e Alfas dhe më pas Deltas, virusi SARS-CoV-2 tani do të ndryshojë më ngadalë dhe përfundimisht do të shkojë përtej mundësive të vaksinave aktuale.

Francois Balloux, drejtor i Institutit të Gjenetikës UCL:

Unë parashikoj se evolucioni që do të shohim më shumë është ai që ne e quajmë zhvendosje antigjenike, ku virusi evoluon gradualisht për t’i shpëtuar sistemit imunitar. Për gripin dhe koronaviruset e tjera që ne i njohim mirë, nevojiten rreth 10 vjet që virusi të ketë ndryshime të mjaftueshme që antitrupat që ndodhen në gjak të mos e njohin më atë

BurimiThe Guardian | Përktheu dhe PërshtatiGazeta Atdheu

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit