Pas ngjarjes tragjike të regjistruar në Fier, ku fqinji Klodian Çalamani vrau dhe mbuloi me baltë 8-vjeçarin Mateo, të martën e 16 Nëntorit, në media janë publikuar pamjet e shtëpisë ku banonte ‘mostra’ e Fierit.
Siç shihet edhe në foto, brenda banesës së vrasësit Klodian Çalamani, dallohet rrëmuja dhe një ambient i çrregullt dhe i pistë.
Në brendësi të shtëpisë dhe në oborrin e Klodian Çalamanit, shihet kudo pamja që lë për të dëshiruar, teksa kujtojmë se autori i krimit ushqehej shpeshherë edhe nga familja Vasiu.
Gjithashtu në banesë, konkretisht në mur kishte vendosur dy flamuj kombëtar.