Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mëngjes, ku një një autobus i kompanisë “Besa trans” nga Shkupi, ka marrë flakë na autostradën e Strumës dhe për pasojë kanë humbur jetën 45 persona dhe janë plagosur 7 të tjerë.
Pasagjerët ishin 50 me origjinë shqiptare dhe dy me kombësi maqedonase, teksa në mesin e viktimave janë 12 fëmijë ku më i vogli është 4-vjeç. Ndërkohë pas ngjarjes, ka ardhur edhe reagimi i pronarit të kompanisë turistike “Besa trans”. Në fjalën e tij ai shprehet se nuk është në dijeni të shkakut të tragjedisë.
Pronari i kompanisë turistike “Besa trans”:
Nuk e di se si ka ndodhur rasti. Që nga ora 3 e mëngjesit jam në vend të ngjarjes për të marrë informacione nga institucionet bullgare, por deri më tani ende nuk dihen shkaqet.