Një burrë koreano-verior është dënuar me pushkatim pasi ka kontrabanduar dhe shitur kopje të serialit televiziv hit “Squid Game”. Autoritetet e zbuluan burrin pasi 7 studentë të shkollave të mesme u kapën duke parë serialin fenomenal të Netflix.
Kopja thuhet se u kontrabandua nga Kina në formën e një USB dhe iu shit një studenti në Korenë e Veriut, i cili më pas e ndau atë me miqtë e tij. 109 Sangmu, shërbimi i mbikëqyrjes së qeverisë, i kapi studentët pasi morën informacion nga një burim i paidentifikuar.
Kontrabandisti është dënuar me vdekje me pushkatim. Dënime të rënda janë dhënë edhe për studentët që ndoqën shfaqjen, duke përfshirë një dënim të përjetshëm për studentin që bleu kopjen.