Sherr mes adoleshentëve| 17 vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

Sherr mes adoleshentëve| 17 vjeçari dërgohet me…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e laprakës në kryeqytet. Konkretisht në rrugën “Gjergj Legisi” janë konfliktuar dy 17-vjeçar. Sherri ka agravuar deri në përdorimin e sendeve të forta, ndërsa në spital ka përfunduar një prej tyre. Mësohet se në spital ka shkuar shtetasi me iniciale A.S., teksa është shpallur në kërkim autori i nisjes së konfliktit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Informacion paraprak. Me datë 24.11.2021, rreth orës 14:30, në Laprakë, në rrugën “Gjergj Legisi” dyshohet se pas një konflikti të çastit me një bashkëmoshatar të tij, është dëmtuar me sende të forta shtetasi A. S., 17 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit