Statistika të frikshme vinë nga Shqipëria.Sipas të dhënave në vend po lindin më pak bebe, ndërsa vdekshmëria foshnjore vijon të mbetet në nivele të larta e shqetësuese. Vetëm gjatë vitit të shkuar, sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, humbën jetën 281 fëmijë pa mbushur moshën 1 vjeç, ndërsa marrë në rrafshin e 7 viteve të fundit, shifra shkon në 1871, raporton A2.
Thënë ndryshe, në vend përfundojnë në fatalitet 10 foshnjë për çdo 1 mijë lindje, raport ky që luhatet e rritet nga viti në vit. (grafik vdekshmëria foshnjore për çdo 1 mijë lindje në Shqipëri 2014-2020).