Gjatë mesdites së sotme është djegur banesa e Klodian Çalamanit në fshatin Grecalli në Fier. Kujtojmë se pronari i shtëpisë së djegur, është Klodian Çalamani, autori i vrasjes së 8-vjeçarit Mateo Vasiu.
Shkaku i zjarrit nuk dihet ende, ndërsa raportohet se banesa është djegur bashkë me orenditë që ndodheshin në shtëpi. Autori i vrasjes së të miturit jetonte i vetëm, teksa tashmë ndodhet në qeli dhe akuzohet për dhunim dhe vrasje të të miturit Mateo. Pas flakëve që përfshiu banesën, policia po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Njoftimi i policisë: