Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në Vlorë, në dritë kanë dalë detaje të reja, lidhur me tragjedinë. Mësohet se 34 vjeçarja Pamela Mërtiri e cila u hodh nga pallati, bashkë me foshnjën e saj 1 vjeç ka tentuar edhe më parë të vriste veten. Sipas fax neës, 34 vjeçarja që u vetëhodh nga kati i 5-të i pallatit, një javë më parë, ka tentuar të vriste veten duke pirë shampo. Kujtojmë se pas ngjarjes Pamela dhe foshnja e saj u dërguan me urgjencë në spital, por ndërruan jetë. Sipas dëshmitarëve që kanë pasur kontakt me prindërit e së ndjerës, Pamela kohët e fundit kishte shfaqur gjendje të rënduar psikologjike. Ndërkohë Pamela ka qenë e divorcuar nga burri dhe punonte si farmaciste në Tiranë, ndërsa në Vlorë kishte shkuar për të takuar prindërit e saj. Dyshohet se marrja e këtij vendimi ekstrem nga e ndjera të jetë bërë për shkak të divorcit me ish bashkëshortin e saj, por policia po vijon hetimet deri në zbardhjen e plotë të tragjedisë që la pas dy viktima.