Mbrëmjen e djeshme u regjistrua një tragjedi që la pas 3 viktima mes tyre dy nxënës. Bëhet fjalë për ngjarjen e rëndë ku persona të armatosur sulmuan me kallashnikov autobusin e shkollës në Gllogjan të Kosovës. Veç viktimave kanë mbetur edhe të plagosur, disa ndodhen në spital, teksa raportohen edhe për nxënës që ende nuk janë gjetur.
Ndërkohë babai i një prej të plagosurve, ka prekur me postimin e tij pasi gjendja e djalit të tij u përmirësua. Në një mesazh prekës të shkruar në Facebook, Afrim Turkaj, shkruan se djali i tij është zgjuar dhe ka shpëtuar mirë, teksa shpreh ngushëllimet për shokët e të birit që humbën jetën dhe shoferin e mjetit.
I ati i djalit që ka shpëtuar nga ngjarja, citon se i biri u zgjua pa shoqen dhe shokun e tij.
Postimi i babait të djalit që ka shpëtuar:
Sot djali im u zgjua, por pa shoqen e shokët e tij që ishte ulur në autobus me ta. Më pyeti a kanë shpëtuar, u desh ti them se ata jetojnë në parajsë.