Ndarja nga jeta e artistes Hueyda el Saied tronditi të gjithë opinionin shqiptar. Në moshën 46-vjeçare ajo humbi betejën me kancerin, një sëmundje që e kishte mbajtur të fshehtë, duke lënë pas bashkëshortin dhe djalin e saj të mitur.
Lajmi i trishtë ka shkaktuar dhimbje të thellë jo vetëm tek familjarët por edhe tek të afërmit e saj. Ditën e sotme opinionisti Arian Konomi ka prekur zemrat e të gjithëve me një video të postuar në Instagramin e tij.
“Hueyda e shtrenjtë! Ike nga kjo jetë me aq elegancë, dinjitet, mirësi dhe me buzëqeshjen tënde plot shpirt që nuk e ndave asnjëherë! Një ditë do bashkohemi përsëri diku në qiell për të qeshur e festuar, dhe për të kujtuar si kemi qenë, dhe sa bukur e me sa dashuri kemi kaluar”.
Ka shkruar ai nga Luksemburgu, aty ku Hueyda prehet. Ai e ka vizituar varrin e artistes me djalin e sak Gabrielin. Konomi shihet teksa përshëndet me vogëlushin.