Një ngjarje tragjike është regjistruar në Delvinë. Mësohet se një 58-vjeçar ka gjetur vdekjen mbrëmjen e djeshme, rreth orës 19:00, në vendin e quajtur Guvel, fshati Tatzat. I ndjeri ka qenë duke kullotur bagëtitë e tij, teksa dyshohet se aksidentalisht ka rënë në përrua dhe për pasojë ka humbur jetën.
Postimi i plotë
Më datë 29.11.2021, rreth orës 19:00, në vendin e quajtur Guvel, fshati Tatzat, shtetasi Sh.Q., 58 vjeç, duke kullotur bagëtitë e tij, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në përrua dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.