Në një tjetër postim në Facebook, Presidenti i Republikës Ilir Meta kërkoi nga qytetarët protestues të mos provokohen nga ata që ai i quan Talebanët!
“Rinia e Shqipërisë, pasuria jonë më e madhe! Mos u provokoni nga Talebanët! Demokracia do Triumfojë! Me qetësi dhe dashuri për Shqipërinë!”- Shkruan Meta në Facebook.
Reagimi i tij erdhi ndërsa pak më herët theksoi se mbështet një hetim ndërkombëtar për shembjen e Teatrit Kombëtar mëngjesin e së dielës.