Mbyllja e hyrje-daljeve në autostradë| Pronarët e bizneseve dhe 2 deputetët demokratë ngrihen në protesta

Mbyllja e hyrje-daljeve në autostradë| Pronarët e…

 

Vendimi i Autoritetit Rrugor Shqiptar për mbylljen e hyrje-daljeve në autostradë ka ngjallur pakënaqësi të shumta për pronarët e bizneseve të Lushnjës.

Kështu, në shenjë proteste, ata u grumbulluan këtë të mërkurë në kryqëzimin e pushimit të shoferit në autostradën Lushnje- Fier. Protestuesit shprehen se nxjerrja e lejes nëpërmjet aplikimit në portalin e – albania , konsiderohet i pamundur aq sa madje e konsiderojnë si të parealizueshme. Ata vijojnë më tej me argumentat e tyre duke pohuar faktin se nuk kanë mundësi financimi për ndërtimin e rrugës dytësore. Sipas tyre, kjo rrugë dytësore duhej të ishte ndërtuar nga shteti.

Të irrituar, protestuesve iu bashkuan edhe dy deputetët demokratë në qarkun Fier Luan Baci dhe Saimir Korreshi.

Në fjalën e tij, Baci ravijëzoi se bizneseve u janë kërkuar 30 mijë euro për t’ju dhënë lejen e hyrjes në autostradë.

Kritik ishte në qëndrimin e tij edhe deputeti Korreshi. Ky i fundit tha se të enjten në parlament do të kërkojë interpelancë me ministren Belinda Balluku, për të gjetur një zgjidhje sa më të shpejtë të problemit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit