Një i mitur vetëm 12 vjeç ndërmori aktin tragjik të vetëvrasjes pasi nuk mund të duronte bullizimin nga fëmijët në shkollën e tij.
E ëma hyri në dhomën e djalit të saj dhe e gjeti pa shenja jete. Prindërit besojnë se e gjitha kjo erdhi si pasojë e bullizmit.
Eli ishte në klasën e shtatë, ku luante me trombone në grupin marshues dhe nuk kishte aspak frikë të ishte vetëvetja, gjë që përfshinte edhe faktin e të qenit homoseksual.
“Ai bullizohej nga nxënësit dhe fëmijët e tjerë, pasi nuk kishte një fe të caktuar, duke e konsideruar si ‘homoseksual’ dhe duke i thënë se do shkonte në ferr”.
Nëna e tij u shpreh se ai shpesh lyente thonjtë dhe vishte të njëjtin xhup SpongeBob, duke larë rrobat çdo ditë për t’u siguruar që ishin të pastra.