U vra nga dy persona| Pas atentatit biznesmeni humbi kontrollin dhe përplasi dy makina

U vra nga dy persona| Pas atentatit…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në dalje të qytetit të Laçit, në vendin e quajtur Sanxhan, ku pas një atentati me armë zjarri ka mbetur i vrarë biznesmeni i njohur në këtë zonë i identifikuar si Rakip Roli. Bëhet e ditur se autorët të cilët qëlluan mbi Rolin kanë qenë dy persona ende të pa identifikuar, ndërsa i kanë bërë pritë makinës së biznesmenit dhe më pas e kanë qulluar për vdekje. Ajo çka bëhet e ditur është edhe se makina e viktimës ka ecur dhe për disa metra pas breshërisë së plumbave, dhe ka përplasur dy mjete të tjera duke shkaktuar edhe aksident në këtë zonë. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbardhur shkakun.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit