Planifikuan vrasjen e një personi me mina| Vjehrra ja hedh paq, burg për dhëndrin dhe vjehrrin

Planifikuan vrasjen e një personi me mina|…

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg Mark Lamkjan bashkë me vjehrrin e tij Nikoll Marku 62-vjeç. Ata u arrestuan një ditë më parë në kuadër të parandalimit të një vrasje me pagesë që po përgatitej të kryhej në Kamëz.

Sakaq, bashkëshortja e 62-vjeçarit Marie Marku është lënë në arrest shtëpie  si pasojë e probleme shëndetësore. Të ndaluarit, i kanë mohuar akuzat e ngritura ndaj tyre.

Masa e sigurisë “Arrest me burg” është caktuar edhe për dy persona që janë shpallur në kërkim, Edmir Vlashin, që është dhëndri i dytë i familjes Marku dhe Hektor Ndoka. Ata rezultojnë të jenë larguar jashtë Shqipërisë në Spanjë pak ditë para se policia të kryente operacionin.

Hektori i cili është shok dhe bashkëpunëtor i Edmirit e ka ndërruar mbiemrin nga Sadiku në Ndoka. Mbiemrin po ashtu e ka ndërruar edhe Edmir Marku për shkak të konflikteve, duke e bërë Vlashi.

Personi i cili ishte vendosur në shënjestër për t’u vrarë nga grupi i Lezhës u ka shpëtuar më parë dy atentateve.

Në datën 7 gusht 2021 shënjestra dhe gruaja e tij u qëlluan me armë zjarri afër shtëpisë së tyre në Kamëz.  Për fat të mirë, të dy arritën që të shpëtonin me plagë të lehta.   

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit