Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjakovë. Mësohet se një shtetas i cili po shëtiste me gruan, është rrëzuar në tokë pa ndjenja, teksa ka humbur jetën në spital. Policia ka nisur hetimet, ndërsa pritet ekspertiza e trupit të pajetë.
Njoftimi:
Gjakovë 10.12.2021 – 13:20. Viktima mashkull kosovar për deri sa ishte duke ecur me bashkëshorten e tij, është rrëzuar në tokë pa ndjenja. Me autoambulancë, viktima është dërguar në Spitalin e Gjakovës, ku më pas ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.