Në selinë blu, pasditen e sotme është mbledhur Kryesia e Partisë. Në mbledhje mësohet se është propozuar shkarkimi i 11 kryetarëve të degëve të PD dhe në vend të tyre të komandohen 11 kryetarë të rinj.
Është propozuar që të shkarkohen kryetarët e degëve Tropojë, Shijak, Fushë-Krujë, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Vlorë dhe Gjirokastër.
Në Kryesinë e kësaj force politike do të merren masa disiplinore për atë që ndodhi paraditen e sotme në “Air Albania”.
Propozimi për rendin e sotëm të ditës;
1. Hapi i parë që duhet hedhur është thirrja e Këshillit Kombëtar nesër. Parashtrimi i një rezolute për qëndrimin e Këshillit Kombëtar për çështje si: kursit të ndjekur nga PD për vlerat pro perëndimore pro NATO dhe SHBA dhe qëndrimi ndaj disa anëtareve të saj për shkeljen e statutit.
2. Marrja e disa masave disiplinore që janë në tagrin e tij.
3. Qendrim politik nga kryesia.
4. Marrja e masave që janë në tagrin e kryesisë.
Këtë të shtunë, Kuvendi i mbledhurnga ish-kryeministri, vendosi shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, të tre nënkryetarëve, Grida Duma; Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj si dhe të kryedemokratit aktual Lulzim Basha.
Ndërkohë, të dielën e 12 dhjetorit mblidhet Këshilli Kombëtar për miratimin e vendimeve që do të marrë Kryesia e PD sonte.