Tragjedia me 70 viktima nga tornadoja në SHBA| Xhaçka “tronditet” emocionalisht

Tragjedia me 70 viktima nga tornadoja në…

Ngjarja e rëndë nga tornadoja në Kentucky, ku humbën jetën 70 persona ka tronditur mbarë opinionin publik. Kjo situatë e rëndë ka shqetësuar në këtë ditë fundjave edhe Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Olta Xhaçka. Pavarësisht se ditë pushimi, Xhaçka nuk ka humbur rastin që për ngjarjen të shprehë edhe ndjesitë emocionale të saj nëpërmjet një postimi në rrjete sociale.

 “E tronditur nga humbja tragjike e jetës në Midwest të SHBA-ve. Zemrat dhe lutjet tona shkojnë për familjet që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi të tmerrshme”, shkruan zyrtarja shqiptare.

Në Kentucky, më shumë se 70 persona humbën jetën pasi vendi u përfshi nga një fatkeqësi natyrore – tornado – e fuqishme.

(Lexo lajmin)

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit