Tragjedi| 54 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur nga shpërthimi i gazit

Tragjedi| 54 të vdekur dhe dhjetëra të…

Dhjetëra njerëz u vranë mbrëmjen e të hënës pasi një cisternë që transportonte gaz​​shpërtheu në Cap-Haitien, qytetin e dytë më të madh të Haitit.

Sipas CNN, deri më tani janë shënuar 54 viktima ndërsa raportohet se dhjetëra të tjerë janë të plagosur. Këto të fundit po marrin ndihmën mjekësore në spital.

Autoritetet shëndetësore kanë apeluar qytetarët për dhurim gjaku.

Sakaq, Kryeministri i Haitit, Ariel Henry, në një reagim pas ngjarjes së rëndë, shkroi në rrjete sociale duke thënë, “Me dhimbje dhe emocion mësova lajmin e hidhur të shpërthimit, mbrëmë, në Cap-Haitien, të një kamioni cisternë që transportonte gaz, dhe që shkaktoi sipas një raporti të pjesshëm, rreth dyzet të vdekur, dhjetëra të plagosur, si dhe dëme të shumta materiale”.

Sipas zyrtarëve lokalë, numri i të vdekurve ka gjasa të rritet edhe më tej. Kryeministri shpalli tri ditë zie kombëtare pas shpërthimit, “në kujtim të viktimave të kësaj tragjedie që pikëllon të gjithë kombin Haitian”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit