Tentoi të vrasë me armë gjahu 60-vjeçarin, arrestohet fieraku

Tentoi të vrasë me armë gjahu 60-vjeçarin,…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit. Mësohet se një 55-vjeçari ka marrë armën e gjahut dhe ka shkuar në banesën e një 60-vjeccari, teksa e ka kërcënuar duke tentuar ta vrasë. Në qytetin e Roskovecit, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, shtetasi B. H., ka goditur me mjet të fortë shtetasin V. H., i cili ka marrë armën e gjahut dhe është nisur për në banesën e shtetasit B. H., por ndërhyrja e patrullës së Policisë ka bërë të mundur parandalimin e një ngjarje të mundshme kriminale. Arma mësohet se ishte marrë me leje, ndërsa shtetasi V. H., 60 vjeç ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi:
Policia e Fierit parandalon një ngjarje të mundshme kriminale, vihet në pranga 55-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier pas marrjes së informacionit se në Roskovec po ndodhte një konflikt mes dy shtetasve, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së shpejtë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Në qytetin e Roskovecit, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, shtetasi B. H., ka goditur me mjet të fortë shtetasin V. H., i cili ka marë armën e gjahut dhe është nisur për në banesën e shtetasit B. H., por ndërhyrja e patrullës së Policisë ka bërë të mundur parandalimin e një ngjarje të mundshme kriminale duke e kapur në kohë shtetasin V. H bashkë me armën e gjahut (të cilën e kishte me leje).

Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” shtetasin B. H., 55 vjeç, banues në Roskovec dhe proceduan penalisht për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kanosje” shtetasin V. H., 60 vjeç, banues në Roskovec (i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve).
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit