Ditën e sotme, policia ka bërë arrestimin e shtetasit A.K, 39 vjeç, banues në Cërrik pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.
Njoftimi i Plotë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., 39 vjeç, banues në Cërrik, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij. Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.