Historia e trishtë e 35-vjeçares pa stomak: Qëndrova 52 ditë pa ngrënë e pa pirë

Historia e trishtë e 35-vjeçares pa stomak:…

Ndonëse vetëm 35-vjeçare, Irena Mici është përballur me shumë sfida në jetën e saj.

Pavarësisht pengesave në jetën e saj, Mici nëna e një djali të, ka treguar se mund të ja dalë mbanë më së miri. .

Ishte viti 2017, koha kur Irena u diagnostikuar me tumor në aparatin tretës, një sëmundje e trashëguar gjenetikisht, nga mamaja dhe nga gjyshi i saj, të cilët kanë ndërruar jetë si pasojë e kësaj sëmundje.

Për të shpëtuar nga  e gjithë kjo fatkeqësi, asaj i është dashur të heqë stomakun, organin më të rëndësishëm tretës në trupin e njeriut.

Këtë të premte,  Mici ishte e ftuar në një emision televiziv për të rrëfyer eksperiencën e saj.

Rrëfimi i 35-vjeçares:

Para katër vitesh, më doli një mikrob dhe e hoqa menjëherë, nuk pata probleme. Pasi mbarova i thashë mjekut që më ka dalë mirë, çfarë do bëj. Ai më tha se nuk ka gjë, e i thashë se kam frikë. Mami im humbi jetën në vitin 2003 nga sëmundja e rëndë, por nuk kishte përparuar kaq shumë mjekësia.

Më pas bëra biopsinë ku më doli tumor i rrezikshëm në stomak që ishte në fazat e para. Direkt u nisa për në Itali. Fillimisht shpresoja që të ishte diagnozë e gabuar, por në Itali ma konfirmuan se ishte super e saktë.

Kur mora vesh, mendimi i parë ishte djali i cili në atë kohë ishte 6 vjeç. Mos të ikja pa e rritur. Këto ishin mendimet më të vështira në fillim, pastaj që të ishte tumor i lehtë dhe që ta kam kapur në fazat e para.

Nuk mu dha koha që të flisja me të tjerët, sapo mora vesh diagnozën, motra që jeton këtu më preu biletën për te motra tjetër në Itali.

U bënë të gjitha takimet me mjekët. Pata një fat të mirë që kisha të njohur që të flisja më shpejt me mjekun që më operoi brenda javës. Ishte një rast urgjent.

Nuk patën vetëm sukses operacionet e mia. Pas operacioneve kam qëndruar 52 ditë pa ngrënë dhe pa pirë. Më është dashur një vit që trupi të përshtatej me ushqimin. Unë sot jam pa stomak. Ndoshta mund të kishte një shpëtim i gjysmës së stomakut, e duke qenë se sëmundja ishte gjenetike, ishte frika e rikthimit të sëmundjes. E mjekët thanë se herën e dytë do e kesh më të vështirë për ta përballuar.

“Nuk doja të ikja pa rritur djalin”/ Historia e

Forca më e madhe kanë qenë dy motrat e mia që më kanë qëndruar 24/24. Pastaj pas 20 ditësh motra më solli edhe djalin, që të më jepte pak forcë. Isha ende në shtrat, nuk lëvizja. Kur më thanë se do të vinte djali jam ngritur me zor, se nuk doja të më shikonte aq keq.

Kur ai erdhi të më përqafonte me dashurinë më të madhe, unë aty thashë nuk mund të jem e dobët para tij. E që nga ai moment mora forcën për të ecur, për të lëvizur. Ai më thoshte hajde në shtëpi se do të shëroj unë. Ishte shumë i vogël dhe i lidhur shumë pas meje.

Por veten e mora kur u njoha me një shoqatë në Itali, ku ishin persona si unë. Duke komunikuar me ata, unë merrja forcë të ecja përpara.

Ndihem shumë më mirë ta mendoj veten se jam normale dhe jam normale. Mendoj se është një histori kurajo. Çdo njeri që vuan si unë apo me sëmundje të tjera, duhet t’ia dalin. Nëse të bie një gjë e tillë, të duket sikur të ka rënë bombë, por duhet të jenë shumë të fortë, t’i dalin ballë kësaj lufte.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit