Pasi votoi për shkarkimin nga detyra të Lulzim Bashës, Berisha foli edhe për gazetarët. Përmes mediave, Berisha deklaroi se Edi Rama nuk do e ndalojë dot vrullin e revolucionit. Më konkretisht, Berisha kujtoi veprimin e Ramës në emisionin ‘Zonë e Lirë’, ku hoqi xhaketën për tu kthyer si analist, teksa tha se Rama edhe nëse del lakuriq, nuk e ndalon dot këtë revolucion të PD.
Sali Berisha:
Rama jo të ndërrojë xhakëtën siç bëri mbrëmë por dhe të dalë lakuriq sic ka dalë në plazhe nuk do të ndalojë kurrë vrullin e këtij revolucioni fitimtar.