Kamëz| Makina përplas 10-vjeçarin, i mituri dërgohet në spital
Autori: A.P
Një aksident tejet i rëndë ka ndodhur ne Kamëz, konkretisht tek rrethrrotullimi në këtë zonë, një automjet ka përplasur një fëmijë 10-vjecc. Ky i fundit me iniciale L. Xh., është nisur me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekve, teksa është prangosur drejtuesi i mjetit shtetasi me iniciale H. Xh.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak. Me datë 18.12.2021, rreth orës 10:15, në Kamzë, te rrethrrotullimi, mjeti me drejtues shtetasin H. Xh., ka aksidentuar këmbësorin e mitur, L. Xh., 10 vjeç. Si pasojë i mituri është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.